Marrin dozën 4 mijë persona në Kosovë

Të enjten ka nisur vaksinimi i personave të moshuar mbi 85 vjeç. Të lumtur që e morën dozën e parë të vaksinës të moshuarit u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që të mos hezitojnë të vaksinohen.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë vaksinimi i kësaj kategorie do të zgjasë deri më 10 Prill ndërsa nga data 11 Prill do të nisë vaksinimi i personave të moshuar nga 80-84 vjeç.

Ndërsa ende po vazhdon vaksinimi edhe i stafit shëndetësor. Deri më tani janë vaksinuar rreth 4 mijë persona në gjithë Kosovën.

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu thotë se mosvaksinimi masiv i stafit shëndetësor në vend ka ardhur si pasojë e organizimit të dobët institucional.

Derisa situata në institucionet shëndetësore mbetet e rëndë për shkak të numrit të madh të pacientëve me Covid, 12 trajtohen aty thotë ministri i Shëndetësisë, sipas të cilit janë duke punuar për sigurim të vaksinave. Aktualisht në Kosovë janë rreth 14 mijë raste aktive me Covid-19.

Tv Klan