“Jemi duke bashkëpunuar me KE”

Teksa e konsideroi vaksinën kundër gripit edhe një ushtrim të mirë parapërgatitor për vaksinën antiCOVID,  ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria është në linjën e parë për ta patur vaksinën kundër COVID19 sapo ajo të dalë.

Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën anti-COVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën anti-COVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Evropian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Evropian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët

Nga kopshti 26 në tiranë ku nisi programi i vaksinimit në vendin e punës për edukatoret, kryebahskiaku Erion Veliaj tha vaksinimi ndaj gripit do të lehtësojë sistemin shëndetësor në këtë periudhë të vështirë në betejën ndaj COVID-19

Është shumë e rëndësishme që ta lehtësojmë sistemin nga mbivendosja e disa sfidave dhe le të fokusohemi te COVID, sepse vaksina e gripit ekziston, mund të shpërndahet në mënyrë efektive, brenda pak ditëve në rreth gjysmë milionë banorë, sidomos grupet vulnerabël, të moshuarit, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që shërbejnë në front kur vjen puna te trajtimi i fëmijëve, qofshin mësuesit, edukatoret apo edhe ndihmëset, sanitaret që ne kemi nëpër çerdhe dhe kopshte

368 mijë doza vaksinash kundër gripit sezonal janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore për grupet e riskuara.

Tv Klan