Nis vaksinimi masiv


Nis vaksinimi masiv

15:45 01/08/2021

31 ditë të hapura për këdo që do të vaksinohet

31 ditët e Gushtit do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të vaksinohen kundër Covid-19.

Në një kohe kur shifrat e infektimeve po vijojnë të rriten ekspertët e shëndetësisë kanë menduar t’i japin mundësinë të gjithë personave mbi 18 vjeç që të vaksinohen.

Të rinjtë kanë shfaqur interes për t’u vaksinuar që në ditën e parë të këtij procesi.

Vaksinimi po kryhet në të gjitha qendrat shëndetësore si dhe në pikat e përcaktuara. Karta e identitetit është i vetmi dokument që kërkohet për të përfituar vaksinën.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Janar e deri tani janë injektuar rreth 1 milion e 200 mijë doza të vaksinave të ndryshme. Rreth 526 mijë qytetarë janë imunizuar me të dyja dozat e vaksinës antiCovid.

4 janë vaksinat që shqipëria po përdor për imunizimin e popullatës, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavac.

Tv Klan








Të ngjashme