Pesë skuadra i përgjigjen menjëherë thirrjes: Në Shtator doza e dytë

Ekipet italiane kanë lënë pas pushimet për të vijuar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Për të shmangur një pezullim të mundshëm të kampionatit për shkak të përhapjes së variantit Delta të COVID-19, drejtuesit më të lartë të futbollit përtej Adriatikut kanë njoftuar klubet se duhet të vaksionohen.

Pesë klube i janë bashkuar menjëherë nismës. Bëhet fjalë për Bolonjën, Empolin, Fiorentinën, Milanin e Romën, që kanë filluar procesin për dozën e parë.

Vaksinimi i lojtarëve do i jepte garanci garave në Itali, pasi pavarësisht përhpajes së virusit, kompeticionet do të zhvilloheshin. Shumë klube të tjera kanë nisur të veprojnë për të marrë sa më shpejt dozën e parë, me synimin për të arritur në fundin e Shtatorit edhe me mbylljen e ciklit të dytë.

Klan News