Nis viti i ri akademik/ Rama: Pastrim hapësirave të zaptuara në universitete – TV KLAN

Nis viti i ri akademik/ Rama: Pastrim hapësirave të zaptuara në universitete

22.100 studente të universiteteve publike dhe private kanë startuar vitin e ri akademik. Kreu i qeverisë Edi Rama zgjodhi Universitetin Bujqësor të Kamzës për të uruar të rinjte, për të cilin tha se do të pësojë transformim rrënjësor duke e bërë model edhe për rajonin.

“Ne do të krijojmë mundësi të reja dhe teriori i këtij universiteti duhet të jetë modeli me i shkëlqyer i një hapësire ku mësohet për të gjithë elementet e kësaj fushe, duhet të jetë një oaz ku infrastruktura… këto fjalë tingëllojne si utopi, por studentët në vit të parë do ta shikojnë që këto fjalë do të transformohen në realitet deri në fund të rrugëtimit te tyre”.

Iniversitetit do t’i rikthehen të gjitha hapësirat e zaptura për t’i dhënë mundësine e prodhimit në bazë të fushave mësimore.

“Ka qenë një kohë kur ky universitet prodhonte e shiste, ishte një bazë eksperimentale prodhimi dhe ishte një bazë shitje, prej këtu merreshin pastaj të gjitha rezultatet dhe arritjet e eksperimenteve. Sot nuk ndodh një gjë e tillë dhe ne duhet ta rikthejmë. Universiteti i ka të gjitha të bëhet bazë prodhuese dhe konsulent i qeverisë. Duam ta fillojmë nga këtu duke ftuar pedagogët dhe studentët që të krijojnë grupet e tyre të punës dhe të punojmë së bashku”.

Ky është viti i parë që të gjitha universitete publike dhe private startojnë të çertifikuara, proces i cili u krye nga agjencia britanike duke i renditur universitetet në bazë të cilësisë.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione