Bashkia: Fatura llogaritet në afro 3 mln Euro

Pas më shumë se 1 muaji përmbytje, uji në zonën e Shkodrës ka nisur të tërhiqet, duke nxjerrë në pah edhe dëmet e rënda që ka lënë pas. Çdo kulturë bujqësore është kalbur. Në fshatin Trush të Berdicës banorët kanë pak shpresë komisionet e vlerësimit të dëmeve të ngritura nga Bashkia Shkodër.

Ata thonë se përmbytjet shkatërruan të gjitha të mbjellat por dhe mundin dhe sakrificën e tyre në punën e rëndë bujqësore.

Alban Sekja drejtues i Komisionit të Vlerësimit të dëmeve, thotë se fatura financiare është mbi 3 mln Euro dhe ajo do i kalojë qeverisë, ndonëse nuk dihet nëse kjo e fundit do dëmshpërblejë dëmet.

Komisionet e evidentimit të dëmeve janë ngritur nga Bashkia Shkodër ndërsa nuk ka përfaqësues të qeverisë në përbërje të tyre. E njëjta praktikë u ndoq dhe në 2018 por çdo gjë mbeti e mbyllur në dosje, dhe asnjë prej fermerëve nuk u dëmshpërblye.

Tv Klan