Krifca: Nuk u dogj asnjë fond, ndihmë direkte për bujqësinë

Në Lushnje është duke u ndërtuar një nga magazinat më të mëdha frigoriferike të produkteve bujqësore. Subjekti ka nisur t’i ngrejë ato në një sipërfaqe prej 14 mijë metrash katrorë, falë ndihmës financiare të përfituar nga skemat e IPARD.

Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, Frida Krifca, që pa nga afër këtë investim, vuri theksin te ndihma që po marrin fermerët nëpërmjet aplikimeve në programin IPARD.  

Buxheti në dispozicion për thirrjen e parë të IPARD ishte 50.3 milionë euro dhe asnjë fond nuk është djegur, ndryshe nga sa ka ndodhur me vendet e rajonit.

Thirrja e dytë për aplikime nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural është mbyllur në 15 Janar 2020, duke e çuar numrin e aplikimeve në 7552. Në fund të Dhjetorit të 2019-ës, 4009 aplikantë u shpallën fitues. AZHBR ka nisur lidhjen e kontratave të para.

Qeveria synon që nëpërmjet projektit IPARD të transformojë bujqësinë, pasi ato ndihmojnë si fermerët e vegjël përmes mekanizimit me anë të pajisjeve bujqësore ashtu dhe agropërpunimin, agroturizmin apo bimët medicinale.

Tv Klan