Kamp i ri në Kara Tepe për 13 mijë të pastrehët

Qeveria greke ka nisur zhvendosjen e rreth 13 mijë emigrantëve në ishullin Lesbos. Ata mbetën të pastrehë pas zjarrit që shkatërroi kampin e mbipopulluar në qytezën e Morias.

Emigrantët do të zhvendosen në kampin e ri në periferi të qytetit Mitilini, në zonën e Kara Tepesë, rreth 3 kilometra nga kampi i vjetër. Zhvendosja nisi prej orëve të para të mëngjesit.

Emigrantët po i nënshtrohen testeve të Covid-19, teksa deri më tani rezultojnë 56 të infektuar. Qeveria gjermane ka pranuar të marrë afro 1600 emigrantë.

Tv Klan