“Nisa të qaja dhe të bërtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur”

Posta

“Nisa të qaja dhe të bërtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur”

22:29 11/10/2019

Një nënë e lindi foshnjen e saj pajetë, pasi u kthye mbrapsht dy herë nga spitali. 31-vjeçarja Stela Ernu ishte gati 2 javë me vonesë kur i erdhën dhimbjet e lindjes, që i zgjatën 54 orë.

Gruaja, nga Aveley, Essex deklaron se stafi i Spitalit Universitar Basildon e ktheu mbrapsht në dy raste dhe akuzon ata si përgjegjës për humbjen e të birit.

Sipas asaj që shkruan britanikja The Sun, për rastin në fjalë ka nisur një hetim 6 muaj më parë, por familja nuk ka marrë ende përgjigje për brengën e tyre.

“Si një grua që po sjell në jetë një fëmijë, mezi pret ta marrësh atë në krahë. Të kalosh dhimbjet duke e ditur që bebja është i vdekur ishte gjëja më e tmerrshme që mund të imagjinosh dhe gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur mua. Ndërkohë që shtyja, shpresoja ende që bebja të ishte gjallë”,  thotë Stela në një rrëfim për të përditshmen britanike.

Stela Ernu me bashkëshortin e saj George dhe vajzën e tyre 12-vjeçare

Më 12 Mars të këtij viti, 31-vjeçares iu tha fillimisht se do të bënte lindje të induktuar, duke qenë se ishte 12 ditë me vonesë. Pasi ndjeu kontraktimet, ajo shkoi në spital, por mjekët i thanë se nuk ishte ende koha për të lindur dhe e kthyen në shtëpi, duke i kërkuar që të kthehej pas 3 ditësh. Por të nesërmen kontraktimet u përkeqësuan dhe ajo u rikthye në spital.

Stela tregon se kontraktimet i kishte të forta, por një mami i kishte thënë se nuk ishin të aq shpeshta sa duhet. Ajo e pyeti stafin e spitalit nëse kjo do ta vinte beben në rrezik, por u sigurua që gjithçka do të shkonte shumë mirë dhe u dërgua sërish në shtëpi me co-codamol.

Më vonë atë mbrëmje, Stela shkoi sërish në spital. Këtë herë iu tha se bebja kishte vdekur. “Nisa të qaja dhe të bërtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur“, rrëfeu 31-vjeçarja.


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi