Janë nisur këtë pasdite drejt Bergamos së Italisë 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë.

Pas një marrëveshjeje të nënshkruar mes palës shqiptare dhe asaj italiane, 30 mjekët dhe infermierët do të asistojnë për një muaj në Bergamo, një nga zonat më të prekura të Italisë nga koronavirusi.

Ndërsa i kanë përcjellë deri në aeroportin e Rinasit, Rama së bashku me tre ministrat e tij, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe Gent Cakaj, kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk e harron mikun në kohë të vështirë, ndërsa tha se shumë shtete të pasura kanë nisur të mbyllin dyert.

Ndërsa ju do të jeni në shërbim, ne do të kujdesemi për familjet tuaja”, ishte ky mesazhi që Manastirliu iu dha të rinjve para se të niseshin drejt vendit fqinj që po kalon një situatë dramatike si pasojë e Covid-19. /tvklan.al