Nisen drejt Shqipërisë trupat e Ushtrisë së Kosovës që do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

C

Nisen drejt Shqipërisë trupat e Ushtrisë së Kosovës që do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

21:54 09/08/2021

Trupat e Ushtrisë së Kosovës që do të angazhohen në fikjen e zjarreve në Shqipëri janë nisur drejt vendit tonë. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armen Mehaj, njofton se që prej fillimit të zjarreve Kosova ka qenë e gatshme të angazhohet për ndihmë në Shqipëri.

Në një postim në mediat sociale, Mehaj shprehet se pas kërkesës që i është bërë nga ministri Peleshi angazhimi ka qenë konkret dhe është detajuar ndihma.

Ministri shprehet se trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të prekura dhe do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Reagimi i plotë i ministrit Armend Mehaj:

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e  autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura  dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë. Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!/tvklan.al






Të ngjashme