Një patrullë e policisë u përplas mbrëmjen e kësaj të marte nga një automjet në Durrës. Burime zyrtare sqarojnë se efektivët ishin nisur drejt Lagjes Nr 9 të qytetit, aty ku rreth orës 19:00, një 50-vjeçar me probleme mendore kishte plagosur me mjet prerës një 53-vjeçar.

“Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës, një patrullë e Policisë që qarkullonte me motor është përplasur me një automjet që drejtohej nga E.Sh., 45 vjeç

“, thotë policia e Durrësit në një njoftim për mediat. Efektivët e aksidentuar u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet shoqëruar shoferin e makinës.

Sa i përket ngjarjes në lagjen Nr.9, i plagosuri ndodhet gjithashtu në spital, jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al