Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Manisa të Turqisë, ku një 35-vjeçar gabimisht rezulton se është kurorëzuar në martesë me vjehrrin e tij.

CNN turk

” raporton se 35-vjeçari Zekeriya Karatas ishte paraqitur në zyrën e gjendjes civile për tu kurorëzuar në martesë me 25-vjeçaren Gulsah Yilmaz. Ceremonia e thjeshtë me familjarët e çiftit kaloi bukur dhe gjithçka dukej në rregull.

Pasi gjithçka kishte përfunduar dhe mysafirët ishin përcjellë, çifti rishikoi certifikatën e martesës. Për habinë e tyre, në vendin ku duhej të shkruhej emri i bashkëshortes, zyrtari i bashkisë kishte shkuar emrin e të atit të saj, 56-vjeçarit Muzaffer Yilmaz.

Qeshën vetë dhe u treguan edhe të afërmve, por përtej shakave, në duar kishin një dokument zyrtar që duhej rregulluar.

Kur e pamë u habitëm të gjithë, u habit edhe vjehrri. Ndoshta jam njeriu i parë në botë që kurorëzohet në martesë me vjehrrin. U gëzuam kur na thanë që do rregullohet, por edhe u frikësuam fillimisht

”’, tha Karatas për agjencinë e lajmeve “IHA”.

Çifti shpreson që ky gabim të rregullohet pa qenë nevoja e përfshirjes së gjykatave. Ata bënë të gjitha kërkesat e nevojshme dhe presin rregullimin e gabimit brenda pak ditësh./tvklan.al