Niset për të gjetur “parajsën”, por tmerrohet nga Italia (Video)

Niset për të gjetur “parajsën”, por tmerrohet nga Italia (Video)

16:04 09/06/2019

Gabrieli ishte vetëm 16 vjeç kur u largua drejt Italisë me shpresën se do i krijohej një perspektivë për të ardhmen. Atje ai pa “tmerr” me sy dhe kjo e detyroi të rikthehej por jo pa pasoja.

“Çdo ditë flisja me kushurirën që kisha në Itali dhe isha i gatshëm të largohesha sa më shpejt. Unë dhe kushuriri ishim dy adoleshentë këmbëngulës dhe donim të ndiqnim ëndrrat tona, gati për sfida të reja. Familjet u dorëzuan, sepse ne nuk na ndalonte dot askush. Atje shkuam në një qendër komunitare për adoleshentët e pastrehë ku do të merrnim dokumentet, por gjërat nuk shkuan sipas planit tonë. Ne na ndanë në dy qendra të ndryshme ku ndiqje shkollën, aktivitete të ndryshme sociale dhe merrje një profesion. Ishte sfida më e vështirë e jetës. Atje nuk ishte parajsa, por vetëm ankth, përdhunime, lëndë narkotike, më dukej absurde dhe isha me fat që nuk u ndikova. Nuk isha mësuar me atë jetë. Kishte nga vende të ndryshme si Afrika, Azia, Europa dhe nga Shqipëria, qëndrova rreth 90 ditë, por në një darkë bie pa ndjenja dhe iki menjëherë në spital, kalova atak panik nga stresi. Nuk rrija dot më atje dhe u riktheva në Shqipëri, por u shkëputa nga shkolla për 1 vit. Të gjithë më thonin dështak dhe u larguan nga mua, nuk përballoja dot më asgjë. Në Roskovec kam tezen që më jep dashuri dhe kurajo, ajo është forca ime, falë asaj unë sot kam forcë të vazhdoj shkollën. Tezja ka një pastiçeri dhe gjithmonë më jep ëmbëlsira,” tregoi Gabrieli.

Jeta, tezja e Gabrielit, punon në një televizion lokal dhe sapo vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare” nuk i lëshon dorën moderatorit Ardit Gjebrea dhe e do ta ketë atë pranë, pasi për të është një emocion i veçantë që është në TV Klan.

Pas pyetjes së Ardit Gjebreas se kush është në anën tjetër të murit, ajo tregon se mund të jenë fëmijët e saj, kolegët e punës ose Buqja, nëndrejtoresha e një shkolle dhe i fundit në listë ishte Gabrieli. Gazetari i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” sjell disa ëmbëlsira për t’i kujtuar asaj Gabrielin, por ajo mendon se ka lidhje me ndonjë fejesë dhe nuk ka asnjë ide.

Falë këmbënguljes së njerëzve të tij më të dashur e mbi të gjitha të teze Jetës, Gabrielit i’u rikthye besimi se ai mund t’u bëjë ballë sfidave të vështira. Siç thonë, besimi tund nga vendi edhe malet! /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi