Bujar Nishani i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen përpara se të shpallen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që u mblodh menjëherë pas asaj të Kryesisë së partisë, Nishani kërkoi që të ngrihet një komision për të analizuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit.

Po e nisim legjislaturën e re aty ku e lamë në 2019. Jep dorëheqjen e parevokueshme para se të shpallen zgjedhjet për kryetar. Duhet ngritur një komision për të bërë analizë kudo. Lideri është lider dhe sillet me burrni, mund ta kishte deklaruar të dështuar komisionin. Është e pamoralshme t’u thuash të përjashtuarve që komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën”, u shpreh Nishani sipas burimeve të Klan News brenda mbledhjes së Këshillit.

Ndërkohë, Basha tha se përpara i pret një tjetër sfidë dhe nuk duhet harruar mbështetja nga vota e qytetarëve.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë. Të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga shqiptarët”, tha Lulzim Basha.

Në mbledhjen e Kryesisë që u mbaj gjatë pasdites, u vendos që në datë 13 Qershor të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë. /tvklan.al