NishaniNë prag të javës europiane Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua në kryeqytet me të rinj të qyteteve të ndryshme të vendit në një ekspozitë mbi artin kulturën dhe teknologjinë. Duke vlerësuar talentin dhe dëshirën e të rinjve për të kontribuar në vend, kreu i shtetit shprehu shqetësimin se largimi masiv i shqiptarëve dëmton integritetin e vendit.

Presidenti Nishani, ia ka adresuar apelin e tij në këtë rast organizmave shtetërorë që sipas tij duhet të mbështesin të rinjtë dhe idetë e tyre në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

Pak ditë më parë, nga Shishtaveci, zona më e prekur nga largimet masive, Presidenti Nishani tha se ky fenomen pas të cilit qendrojnë arsyet ekonomike, po kthehet në shqetësim kombëtar.

Tv Klan