Shqetësimi që ka krijuar te qytetarët miratimi i ligjit për importin e mbetjeve, do të analizohet me vëmendje përpara se të kalojë për dekretim në zyrën e Presidentit të Republikës. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, tha për Zërin e Amerikës se ka ndjekur më vëmendje reagimet e publikut pas miratimit të këtij ligji.

“Unë do ta shoh ligjin sapo të kthehem, se çfarë ai parashikon. Por, ajo që kam ndeshur këto ditë, ka qenë një reagim shqetësuses që vjen nga qytetarët. Sensibiliteti i qytetarëve është fondamenti i sjelljes institucionale.”

Lidhur me qëndrimin që mbajti për ligjin e Vetting-ut, Nishani sqaroi se një konsultim me zyrën e presidentit mund të kishte shuajtur të gjitha rezervat që kreu i shtetit pati për disa nene të këtij ligji.

“Nuk kishte një refuzim po shprehje e disa rezervave që kishte ligji dhe që po të ishte konsultuar me zyrën e presidentit. Presidenti duhet trajtuar me dinjitet. Duke mos qenë dakord me disa nene, unë nuk u bëra pjesë e miratimit të drejtëpërdrejtë.”

I pyetur për kërcënimet ndaj Kryeprokurorit Adriatik Llalla, Presidenti Nishani tha se lufta ndaj krimit të organizuar është përgjegjësi e të gjitha institucioneve.

“Në lidhje me rastin e Llalla, krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjitha institucionet

.”

Presidenti shprehu nevojën e kryerjes sa më parë të reformës zgjedhore, ndërsa lidhur me garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara tha se Shqipëria dhe Uashingtoni mbeten aleatë strategjikë, pavarësisht se kush do të jetë kandidati fitues.

Tv Klan