Nishani: Reformim përtej largimit të kryetarit

Nismëtarët e “Lëvizjes për PD” që e shohin përgjegjës kryesor për humbjen në zgjedhje Lulzim Bashën, i kanë shtrire takimet me bazën e kësaj force përtej kryeqytetit. Një ditë përpara se të mblidhet Këshilli Kombëtar, Bujar Nishani e Arben Imami, dy nga shumë emrat e njohur që kanë inicuar këtë lëvizje, ishin në Korçë.

Ish-Presidenti e ka ripërsëritur se nuk ka ambicie për të marrë drejtimin e PD, por lëvizja e tyre kërkon të reformoje këtë force. Reformë që shkon përtej largimit të kryetarit.

Nishani i sheh arsyet e humbjes së zgjedhjeve tek degradimi qe ka pësuar kjo forcë që vjen sipas tij nga largimi dhe mbajta larg e vlerave për të cilat u krijua PD.

Kërkesën e tyre për hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri që ata besojnë se do t’i çojë demokratët në fitoret e garave elektorale, “Lëvizja për PD” do ta prezantojë në mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar që do të mblidhet pasditen e të dielës.

Tv Klan