presidenti_1Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Radhës së OSBE-së, Didier Burk-halter, President dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.

Presidenti Nishani çmoi lart bashkëpunimin me OSBE-në dhe Prezencën e saj në Shqipëri për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, në fushën e legjislacionit, të drejtave të njeriut, çështjet e sigurisë, në evoluimin pozitiv të ligjit elektoral dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për reformën territoriale, e cila ka një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm për efektet politike, por veçanërisht për pasojat ekonomike dhe sociale, që prodhon, dhe, për këto arsye sipas Presidentit ajo duhet të bazohet në konsensus politik dhe duhet të përthithë mendimin e qytetarit.

Presidenti tha se ka ardhur koha qe edhe Kosova të afrohet gradualisht me OSBE-në deri në pjesëmarrjen e saj të plotë te saj.

Mes dy personaliteteve u diskutua edhe situata në Ukrainë.