Qytetarë nderi të Vitisë janë shpallur ish presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe ish Presidentja e Kosovës Atifete Jagjaha.

“Duke më ftuar dhe duke më nderuar së bashku me presidenten Atifete Jahjaga ma shtoni edhe më shumë këtë nder… Nderi dhe vlerësimi që sot më adresohet prej personalitetit tuaj dhe në emër të atij përfaqësimi të nderuar të qytetarëve të Vitisë që ju e bartni janë aq shumë për mua sa në fakt është e vështirë që ta formuloj një adresim të plotë dhe të merituar për të shprehur gjithë mirënjohjen”, tha Nishani.

Sipas kryetarit të komunës së Vitisë, mirënjohja më e mirë për lirinë ndaj gjithë atyre që kontribuuan është puna e mirë për ndërtim të vendit dhe të një shoqërie demokratike. Gjatë kësaj ceremonie, kryetari i komunës së Vitisë u ka dorëzuar çelësin e qytetit këtyre dy personaliteteve.

Tv Klan