Që prej kësaj të enjte vëmendja e gjithë botës do të zhvendoset Rusi ku për 1 muaj 32 ekipe do të shpalosin festën më të madhe të futbollit.

Në Moskë ngriti siparin Kupa e Botës 2018. Ceremonia hapëse që u zhvillua në stadiumin “Luzhniki”, u pasua nga sfida e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite që u fitua nga Rusia.

Robbie Williams, sopranoja Aida Garifullina, por edhe ish-futbollisti Ronaldo ishin të ftuarit specialë. Rusia ka shpenzuar rreth 20 miliardë dollarë për stadiumet dhe infrastrukturën për këtë eveniment.

Ekipet debutuese në këtë botëror janë Islanda dhe Panamaja. Në 64 ndeshjet e këtij turneu do të përdoret sistemi VAR në ndihmë të gjyqtarëve. Ndeshjet do të luhen në 12 stadiume në 11 qytete. 7 prej tyre janë të ndërtuar tërësisht të rinj.

Rreth 400 mijë vizitorë do të shkojnë në Rusi për këtë evenimet sipas të dhënave të shoqërive turistike. Kjo kërkon një siguri të lartë për të shmangur problemet aq sa është vendosur që të mos lejohet asnjë objekt fluturues përqark stadiumeve dhe zonave të tifozëve.

Tv Klan