Një tjetër program i ri nisi këtë të diel në Televizionin Klan. Programi “Familja” me prezantues Turjan Hyskën do të jetë çdo të diel në mbrëmje në orën 20:05 në ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Qëllimi i këtij emisioni është të promovojë familjen në çdo element të sajin. Tek “Familja”, do fitohen para, do ketë dhurata dhe surpriza, por nuk përjashtohet edhe ndonjë lot. Skena gjigande është realizuar nga Gaetano Castelo.

Turi zbuloi se gjatë programit “Familja” do të jetë dhe Tornado me para, me Lotarinë Kombëtare.

Çdo javë do të ketë nga dy familje të ndryshme për të luajtur dhe vetëm njëra do të fitojë.

Familja e parë ishte familja Llangozi, me pjesëtarët: Mondi, Jonida,  Eni dhe Elio.

 

Të dyja familjet zhvilluan disa gara me njëra tjetrën. Rrugëtimi ishte i gjatë dhe sfidat ishin shumë interesante dhe të këndshme. Familja Bekteshi ishte ajo qe triumfoi dhe fitoi 60 mijë Lekë të reja.

Në emisionin “Familja” luhet dhe fitohet. Çdo javë do të ketë dy personazhe publikë. Këtë javë të ftuar ishin aktori i “Duplex”, Visjan Ukcenaj dhe Orinda Huta, bashkëshortja e Turit. Orinda dhe Visjani luajtën në funksion të dy familjeve./tvklan.al