Ka filluar në të gjithë globin java e parasë, një periudhë e cila i dedikohet edukimit financiar të fëmijëve në mënyrë që të në të ardhmen të jenë të kujdesshëm për vendimet që marrin. Slogani botëror i përzgjedhur nga organizatat ndërkombëtare është “Mëso. Kurse. Fito.”

Por në Shqipëri kjo tematikë është përqendruar edhe në një temë tjetër, për t’i edukuar nxënësit që të mos flasin me terma financiarë të vjetër.

“Ne si pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e kësaj jave kemi zgjedhur të fokusohemi tek edukimi i të rinjve për të mënjanuar përdorimin e gabuar të termave “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në marrëdhëniet tona të përditshme financiare. Motoja jonë për këtë vit është “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër!”

Përgjatë Javës së Parasë, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shoqatën e Bankave do të organizojë aktivitete të përditshme dedikuar nxënësve të të gjitha grupmoshave, si dhe do të ndajë çmime për ata që do të zhvillojnë fabulën më të bukur të temës “Tepër i ri për të folur me lekë të vjetër”.

Tv Klan