Teknologjia ka avancuar shumë kohët e fundit, ku shumë procese tashmë janë automatizuar. Robotët duket se janë e ardhmja e teknologjisë, por disa modele të tyre kanë rezultuar me probleme.

Disa pronarë të pajisjeve robotike janë shprehet se me përditësimet e fundit kanë nisur problemet. Ankesat janë më të shumta për pajisjet që pastrojnë shtëpitë dhe sipas atyre që i kanë blerë robotët bëjnë lëvizje të çuditshme dhe nuk kryejnë punët që ata janë programuar.

Lidhur me këtë problem, prodhuesi i pajisjeve iRobot ka pranuar se përditësimet e fundit kanë shkaktuar probleme, por ankesa kanë ardhur vetëm për një numër të kufizuar të tyre.

Po ashtu kompania premton që problemi do të zgjidhet shumë shpejt në të gjithë vendet nga ku kanë ardhur ankesa. iRobot u kërkon atyre që kanë probleme të dërgojnë numrat serial të pajisjeve të tyre në mënyrë që të heqë azhurnimin më të fundit.

Klientët e pakënaqur kanë postuar dhjetëra ankesa në mediat sociale gjatë ditëve të fundit. Ata shprehet se robotet po veprojnë sikur janë të dehur dhe bëjnë lëvizje të çuditshme në banesë./tvklan.al