Një ditë pas skadimit të afatit të vënë nga qeveria për ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme të energjisë, drejtori i policisë së Qarkut të Tiranës dhe Kreu i Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë bënë publike detajet e operacionit të ditës së parë për ndalimin dhe arrestimin e vjedhësve të energjisë elektrike në Tiranë dhe rang vendi.
Bëhet fjalë për kapjen në flagrancë të 49 pronarëve të subjekteve tergëtare që vidhnin energjinë në kryeqytet e rrethe të tjera si dhe ndalimin e një faturisti të OSHEE-se në Tiranë si dhe të një inxhinieri dhe një elektriçisti në Fier.
Numri më i madh i të arrestuarve i përket qarkut të Tiranës, siç njoftoi drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Ardian Çipa.
Kreu i operatorit të Shpërndarjes u shpreh i vendosur për ndalimin e të gjithë personave që kanë abuzuar me energjinë elektrike për qëllime fitimi, duke njoftuar vijimin e aksionit edhe në ditët e ardhshme.
Një ditë më parë Kryeministri Rama u kujtoi vjedhësve të energjisë se do të përballen me sanksionet që parashikon ligji nga 3 deri ne 5 vite burg.
Tv Klan