Megatek, lideri i kopshtarisë në rajon, ju fton të bëheni pjesë e një eksperience të papërsëritshme! Në një hapësirë gjigande prej 16.000 m² nën një ndriçim krejt natyral, çdo detaj është menduar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme. Gjatë ditëve të kopshtarisë, do të gjeni një parajsë të gjallë të mbushur me ngjyra, aroma dhe jetë natyrore.

Mbi 5.000 lloje lulesh dhe bimësh nga 27 vende të botës dhe mbi 10.000 vazo e dekorues janë përzgjedhur me kujdes për të plotësuar çdo ëndërr të adhuruesve të natyrës.

Nga lule plot ngjyra për ambiente të brendshme & të jashtme, te bimë dekorative dhe pemë frutorë, të gjitha do t’i gjeni këtu për të krijuar një oaz të personalizuar në shtëpinë apo kopshtin tuaj. Ekspertët e kopshtarisë së Megatek, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të ofruar këshilla dhe ndihmë profesionale do të mundësojnë mbjellje falas për të gjithë.

Për të shtuar emocionin deri me datë 20 Prill, gjatë ditëve të kopshtarisë, Megatek ofron ulje deri në -60% në të gjitha kategoritë.

Megatek…bëje mirë, bëje vetë!

Tv Klan