Nisin hetimet për “Gretën” e varur në urë

Posta

Nisin hetimet për “Gretën” e varur në urë

11:29 08/10/2019

Policia italiane ka nisur hetimet për një kukull me gërsheta që përfaqësonte aktivisten e klimës Greta Thunberg të varur në një urë në aksin Romë-Fiumicino. Kukulla që i ngjasonte aktivistes u pa nga shoferët që udhëtonin në këtë autostradë.

Në kukull ishte shënuar mbishkrimi “Greta është Zoti ynë”. Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe zjarrfikësit, të cilët larguan nga ura kukullën që përfaqësonte Greta Thunberg. Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e konsideroi akt turpi këtë veprim. Ajo ka shprehur solidaritetin me aktivisten adoleshente dhe familjen e saj, si dhe ka premtuar që pavarësisht këtyre gjesteve, angazhimi për përmirësimin e klimës nuk do të ndalet.

Aktivistja suedeze për klimën u bë e njohur gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e OKB-së ku foli për ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, duke kërkuar nga liderët e shteteve që të ndërmarrin masa. Pas fjalimit në OKB, shumë shoqata në Itali e shtete të tjera nisën protestat për mbrojtjen e klimës. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT