Policia e Shtetit nisi një operacion në të gjithë vendin për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, duke ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura. Në këtë operacion u angazhuan 1100 policisë dhe u kontrolluan 4922 objekte në total. Në asnjë rast nuk është konstatuar kultivim i bimëve narkotike.

Grupet e monitorimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim, kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit. Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit. /

tvklan.al