Rama: Ofruam ndihmë financiare. Dautaj: Jemi të pakënaqur

Takimi që zgjati përreth 2 orë mes Kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve të Ballshit u mbyll pa një marrëveshje përfundimtare mes palëve. Kryeministri tha se qeveria është e gatshme që t’i mbështesë naftëtarët financiarisht për një periudhe kohore, por jo sa paga e tyre e punës.

Sa i përket pagave të prapambetura, Rama tha se janë një detyrim i kompanisë dhe jo i qeverisë.

Kjo ofertë e Kryeministrit nuk i la të kënaqur naftëtarët të cilët pagat e prapambetura i kanë konsideruar kusht të panegociueshëm. Megjithatë kreu i sindikatës së tyre tha se vendimi i takon naftëtarëve protestues.

Me kushtin për t’ju nënshtruar bisedimeve me qeverinë, gratë naftëtare e ndërprenë grevën paraditen e se hënës. Naftëtarët kërkojnë kompesimin e 13 pagave të prapambetura dhe rifillohet puna në rafineri.

Tv Klan