Masa të rrepta sigurie, nis organizimi në Pallatin e Kongreseve

Sheshi “Italia” do të jetë ndalesa e parë e lidervë të Bashkimit Europian të cilët do të mbërrijnë të hënën në kryeqytetin shqiptar në kuadër të samitit me Ballkanin. Ata do të priten nga kryeministri Edi Rama ku së bashku do të bëjnë parakalimin në këtë shesh, ku do të kenë mundësi tu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve por dhe të realizojnë foton familjare.

Në një prej kullave të stadiumit,do të mbahet seanca plenare ku do të ketë diskutime për përballimin e sfidave të përbashkëta që vijnë si pasojë e agresionit rus.

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe pikëpamjet për menaxhimin e emigracionit duke qenë se ka pasur një rritje të të rinjve nga Ballkani Perëndimor që janë larguar nga vendi.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër në orën 11.00, do të ketë një bashkëbisedim live me gazetarë dhe qytetarë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kryeministri fton qytetarët të dërgojnë të gjitha pyetjet e tyre mbi çdo temë a çështje të veçantë me interes për ta, ndërsa informoi se “si gjithnjë do të përzgjidhen ato më me ‘spec’, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm”.

6 Dhjetori do të zhvillohet në një klimë politike aspak të qetë, kjo për shkak të protestës së Partisë Demokratike.

Klan News