Nisin procedurat për shkarkimin e Janevës

Nisin procedurat për shkarkimin e Janevës

12:01 29/08/2019

Nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, e përfshirë në skandalin “Zhvatja”, si e dyshuar për marrje ryshfeti për lirimin e një biznesmeni të arrestuar.

Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoninë e Veriut, në një mbledhje urgjente, vendosi nisjen e hapave për shkarkimin e kryeprokurores.

Emri i Katica Janevës përmendet në një video përgjim ku jepen çanta me qindra mijëra euro për lirimin e biznesmenin Orce Kamcev.

Në këtë video përgjim del edhe emri i Kryeministrit Zaev. Por kreu i qeverisë i ka quajtur akuzat për përfshirje në skandal si lajme të rreme.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT