Nisin provat për përzgjedhjen e të bukurës



Nisin provat për përzgjedhjen e të bukurës

20:40 11/07/2020

Këtë vit numri i konkurrenteve më i vogël, mungon diaspora

Këtë javë kanë nisur përgatitjet për spektaklin e madh të bukurisë shqiptare “Miss Shqipëria”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit numri i vajzave që kanë konkurruar është më i vogël, pasi shumë bukuroshe shqiptare që jetojnë në diasporë nuk kanë mundur të vijnë në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia.

Spektakli më i madh i bukurisë ku vetëm njëra prej bukurosheve shqiptare do të mbaj kurorën këtë vit do të zhvillohet në Muzeun e Shtëpisë së Kongresit në Lushnje.

Pretendentet për të rrëmbyer çmimin e madh do të udhëtojnë në Lushnje, ku do të vizitojnë Ardenicën, qytezën e hershme të Babunjës (Arnisa), që daton në shekullin e VI p.e.s, si dhe Kishën Mesjetare të Krutjes.

Ndryshe nga edicionet e tjera, këtë vit pjesëmarrja e bukurosheve shqiptare që jetojnë në diasporë ishte e pamundur për shkak të mbylljes së kufijve.

Audicionet u bënë online në studiot e Televizionit Klan, të cilat u mbyllen në 12 Qershor. Vetëm 26 vajza u përzgjodhën këtë vit, ndryshe nga 21 vite me radhë, që kanë qenë 31 konkurrente.

Provat për koreografitë që publiku do të shohë natën finale do bëhen nën kujdesin e balerinës Olta Ahmetaj. Sigurisht që “Miss Shqipëria 2020” nuk mund t’i shpëtonte rregullave ndaj pandemisë. Konkurrenteve iu matej temperatura, ruanin distancën, mbanin maska, si dhe bënin edhe dezinfektimi e duarve.

Këtë vit, turi i lëvizjeve ka qenë shumë i kufizuar për shkak të pandemisë. Vajzat kanë qëndruar 3 ditë tek Diamma Resort ku është bërë edhe një përballje e parë me publikun në ambient të hapur.

Ato kanë realizuar edhe ‘Photoshoot’ në breg të detit, ku vajzat mësojnë mbi grimin, qëndrimin përpara aparatit dhe prezencën skenike. Në fund të këtij konkursi bukurie, çdo vajzë do të ketë albumin e vet fotografik, ku mund t’ju shërbejë atyre edhe për ofertat nga kompani prestigjioze në të ardhmen.

“Miss Shqipëria 2019”, Klea Bushi do të dorëzojë kurorën për më të bukurën e vitit 2020. Spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt nga Klan Plus, media partner për të dytin vit radhazi.

Klan Plus




Të ngjashme