Brenda Pranverës së 2020 punimet civile për kthimin e aeroportit të Kukësit në një aeroport që do të mirëpresë fluturime ndërkombëtare do të kenë përfunduar. Kompania koncesionare në kontratën me qeverinë shqiptare e ka të specifikuar se punimet do të zgjasin 24 muaj për gjatë inspektimit të nisjes së punimeve kryeministrit i premton përgjysmim të afateve.

“Ne si firmë koncensionare marrim përsipër që punimet të realizohen brenda vitit. Do avancojmë, do punojmë 3-turnesh, do shtojmë kapacitetet që kjo punë të mbarojë brenda prillit 2020, pavarësisht planifikimit”.

Koha e përfituar nga përshpejtimi i punimeve civile do të shfrytëzohet për certifikimin e aeroportit dhe trajnimin e stafit.

“Ka shumë procedura certifikimi, akreditimi. I pamë me “Air Albania” që kërkonin kohë me kontrolle, verifikime me grupe të ndryshme të organizmave ndërkombëtare, por ajo që është e rëndësishme është që puna civile të mbarojë më shpejt”.

Kryeministri është ndalur dhe kantierin e rrugës së Balldren-Bend në Lezhë ose e njohur si rruga e Torovicës. Banorëve të kësaj zone ju kërkon votat për Pjerin Ndreun, i cili do të garojë në 30 Qershor për të marrë bashkinë e Lezhës.

Rruga e Torovicës është një nga problematiket në vend për shkak të amortizimit, vitet e fundit nuk kanë munguar dhe aksidentet me vdekje për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe rënies së shkëmbinjve.

Tv Klan