Që në orët e para të ditës kanë nisur reshjet e para në qarkun e Korçës. Reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, kurse në qytet siç raporton gazetarja e ABC News nuk ka reshje. Kjo është bora e parë në vend.

Kurse sinoptikanët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave, duke favorizuar kështu rënien e reshjeve të borës edhe në zona të tjera malore. /abcnews.al