Disa kontrollorë u kthyen në punë, u ndihmuan nga të huajt

Me rikthimin në punë të disa kontrollorëve shqiptarë, të mbështetur nga ata turq dhe grek, nisën këtë të premte fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.

“Pas 48 orësh bllokim të trafikut ajror Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit iu rikthye normalitetit. Këtë 9 Prill fluturimet nga Rinasi dhe drejt Rinasit, ishin kryesisht ato të anuluara gjatë 2 ditëve të kaluara”.

Linja Tiranë – Bergamo fluturoi e para në orën 09:00 të mëngjesit ndërkohë që më herët pati anulim të 2 destinacioneve, Stambollit dhe Frankfurtit.

Për ku udhëtoni?

– Për në Milano, më në fund. E kishim dje, por sot na njoftuan nisjen.

Përveç vonesave të shkurtra, probleme nuk pati as me ardhjen e pasagjerëve drejt Rinasit.

Nga vini?

– Nga Berlini

Si shkoi udhëtimi?

– Shumë mirë, vetëm pak minuta vonesë.

Ju e kishin sot udhëtimin?

– Jo, para 2 ditësh, por u nisëm sot për shkak të anulimit.

Situata mbetet ende e paqartë për disa pasagjerë që duhet të udhëtonin gjatë datave 7 dhe 8 Prill.

“Unë jam për në Bergamo, ende nuk e di se kur do të nisem, ndërrova biletën”.

“Unë jam për Torino, s’kam ende asnjë informacion”.

Gjatë së premtes janë të planikuara në total 29 fluturime nga Rinasi dhe 26 drejt Rinasit.

Në kullën e vrojtimit nuk pati forca të shtuara të policisë, por u zbatuan vetëm masat e zakonshme të sigurisë.

Tv Klan