E hëna e 17 shkurtit përkon me fillimin e Karnavaleve të Shkodrës që do të vijojnë deri më datë 23.  Drejtuesi i “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Aldon Lipe njoftoi gjatë programit disa prej aktiviteteve që do të mbahen përgjatë javës dhe që kulmojnë në fund të saj. E shtuna do të ketë një paradë dhe më pas koncert me të ftuar specialë si Marsela Çibukaj e Sidrit Bejleri.

Aldon Lipe: Sot është data 17.  Sot në Shkodër fillojnë, e deri më datë  23 janë Karnavalet. Do të thoni ju çfarë halli kemi ne e çfarë thua ti? Nuk është se Karnavalet janë shpikur sot, kjo është një traditë që ka nisur që në vitin 1880  në Shkodër dhe këtë vit do të bëjë një javë festë në të cilën do të përfshihen të gjitha shkollat e qytetit. Ka parada të mëdha, ka mapping show përpara bashkisë, punëtori për gjithë familjen, akrobacira, parashutistë, kulinari etj dhe fundjava do të shënojë kulmin e festimeve duke filluar nga e premtja, ka shumë të ftuar. Të shtunën, parada e parë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 6 pasdite për të vijuar me koncertet para bashkisë me të ftuar specialë Marsela  Çibukaj dhe Sidrit Bejleri. Sidriti nuk është i ftuar se është çuni i shtëpisë. Shijoni javën, alternoni ditën si e mendoni ditën si e mendoni ju  vetë. Pikërisht këtë javë, në Shkodër janë Karnavalet dhe vërtet ia vlejnë. Shijojini! Ndoshta thellë-thellë kemi nevojë për to. Shkoni në Shkodër!/tvklan.al