Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet në orët e para të mëngjesit të së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, me qëllim shmangien e përmbytjeve të ngjashme me ato të dimrit të kaluar. Qarkullimi i mjeteve nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe anasjelltas do të kryehet në rrugët dytësore për shkak të punimeve.

ARSH ka njoftuar se ndërhyrja në autostradë mund të zgjasë rreth 2 javë, por kompania që ka marrë përsipër punimet paralajmëron se puna mund të zgjasë edhe më tepër për shkak të kushteve atmosferike në ditët në vijim.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt veriut duhet kalojnë nëpërmjet Kamzës duke shmangur kalimin nga Rinasi për shkak të punimeve, ndërsa ata që do të udhëtojnë në jug duhet të përdorin aksin Tiranë – Plepa. Në Nëntor të 2017-ës u shkaktuan përmbytjet më të mëdha në autostradën Tiranë-Durrës, ku disa dhjetra automjete mbetën të bllokuara ndërsa u shkaktuan dëme edhe në mjaft biznese.

Tv Klan