Tom Cruise vitin e ardhshëm do të bëhet pjesë e anijës hapësinore

Projekti për të realizuar një film në hapësirë tanimë duket se po vihet në zbatim. Tom Curise do të ngjitet në Bordin Hapsinor në tetor të vitit 2021. Space Shuttle Almanac ka publikuar një grafik të nisjeve të planifikuara. Në bordin e udhëtimit të parë turistik, do të jenë Cruise dhe regjisori Doug Liman.

Piloti do të jetë astronauti i njohur Michael Lopez-Alegria ndërsa në bord është planifikuar edhe një vend ende i paplotësuar për një turist nr. 3. Mediat rozë shkruajnë se pjesë e këtij projekti kinematografik do të jetë edhe një aktor  por ende nuk dihet se cili.

Aktori i “Mission Impossible”, së bashku me sipërmarësin e Tesla-s Elon Musk u treguan të gatshëm për të realizuar një film në stacionin hapësinor, që deri më tani është unik në llojin e tij. Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka deklaruar se agjensia hapsirës është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor.

Ai ka theksuar se NASA ka nevojë për figura të njohura për të frymëzuar gjeneratën e inxhinierëve dhe shkencëtarëve si dhe për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s. Tom Cruise është i njohur për çmenduritë e tij në filmat aksion. Në filmin Mission Impossible 4 ai ka ngjitur Burj Khalifa në Dubai që është edhe ndërtesa më e lartë në botë.

Klan Plus