Partia Nisma në Kosovë ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Albin Kurti. Në një konferencë për mediat sekretari i Nismës, ka thënë se Kurti nuk ka vepruar  për të mbrojtur për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë.

Bilall Sherifi, në emër të Nismës tha se kur Kurti ishte në opozitë vepronte ndryshe nga tani që është në pushtet dhe sipas tij kreu i qeverisë nuk po bën asgjë për të mbrojtur ish-krerët e UÇK-së.

Nisma Socialdemokrate i ka kërkuar Kurtit që të realizojë ato që ka deklaruar sa ishte në opozitë.

Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve, ata e pamë, kanë avokatët e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendim nga shteti’.

Ky ishte konstatimi i parë i Albin Kurtit, tash Nisma Socialdemokrate shtron pyetje publike, përse Albin Kurti heshti tërësisht gjatë procesit kur Gjykata Speciale duhej të vendoste lidhur me kërkesën e avokatëve për mbrojtjen në liri, të përfaqësuesve të lartpërmendur të UÇK-së dhe përse nuk bashkërenditën së bashku me avokatët ashtu që deklaroi si përfaqësues i opozitës strategjinë e nevojshme për t’u siguruar atyre të mbroheshin në liri”, tha sekretari i Nismës./tvklan.al