Nisma botërore, 60 mijë njerëz flenë jashtë

Nisma botërore, 60 mijë njerëz flenë jashtë

18:54 08/12/2019

Synohet grumbullimi i 50 million dollarëve për të pastrehët

Banorët e Londrës fjetën shesheve në qendër të kryeqytetit britanik, natën mes të shtunës dhe të dielës. Ata u bënë pjesë e një aktiviteti global bamirësie për grumbullimin e fondeve në ndihmë të të pastrehëve.

Ata ishin pjesë e aktivitetit të quajtur “Fjetja jashtë më e madhe në botë” që u shtri në disa metropole të globit, përfshirë Nju Jorkun, Brisbejnin e Dublinin me pjesëmarrjen e rreth 60 mijë njerëzve. Aktivitetit iu bashkuan edhe emra të njohur të artit dhe muzikës.

Muzikantia britanike, Jake Bugg u shpreh: Doja të isha pjesë e këtij aktiviteti sepse është një çështje e rëndësishme. Gjerat nuk po përmirësohen. Po ndodh e kundërta, ndaj mendoj se duhet të ketë ndryshim.

Përmes këtij aktiviteti të mbështetur edhe nga Kombet e Bashkuara, synohet grumbullimi i të paktën 50 milionë dollarëve për të ndihmuar të pastrehët në gjithë botën, të cilët përllogariten të jenë të rreth 100 milionë, me tendenca rritjeje nga viti në vit. Shkaqet kryesore janë varfëria dhe konfliktet.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi