Kjo është pamja me të cilën të pret qyteti i Lezhës. Muralja është vendosur në hyrje të qytetit ndërsa ka tërhequr vëmendjen e banorëve, por edhe të vizitorëve. Nisma është ndërmarrë nga një grup të rinjsh të Këshillit Rinor Vendor ndërsa ka si qëllim përcjelljen e mesazheve solidarizuese.

“Këto hapësira publike, këto mure që në përditshmëri përdoren nga të rinjtë për të nxitur urrejtje mes tyre, për të shprehur mllefin që ata kanë me njëri-tjetrin, ne t’ju japim një figurë tjetër, që këto murale përdoren dhe për mirë. Përdoren për të shpërndarë dashuri, për të nxitur solidaritetin ndërmjet të rinjve dhe ky ka qenë mesazhi kryesor.”

Murale janë vendosur edhe në dy pika të tjera në qytet ndërsa iniciativa është pritur mirë nga qytetarët.

“Mesazhi besoj që ka shkuar tek të rinjtë, janë përkrahur shumë mirë. Nuk kemi pasur problematika gjë që është shumë e rëndësishme dhe besoj se kjo iniciativë do vazhdojë akoma më tepër dhe me hapësirat e tjera publike, që të kthehen në hapësira të bukura jo vetëm për syrin, por edhe me mesazhe solidariteti.”

Nisma është mbështetur dhe përshëndetur edhe nga kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu i cili pa nga afër muralen. Grupi i të rinjve është përfshirë prej një viti në aktivitete të ndryshme në qytetin e Lezhës.

Klan News