Nisma e moderatorit dhe këngëtarit për të ndihmuar familjet në nevojë

Nisma e moderatorit dhe këngëtarit për të ndihmuar familjet në nevojë

20:23 26/03/2020

Moderatori i njohur Labinot Gashi në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan u shpreh se ai së bashku me Labinot Tahirin kanë marrë nismën për të ndihmuar në këtë periudhë të vështirë familjet që janë në vështirësi ekonomike.

Gjithashtu përmes nominimeve ata kanë përfshirë edhe artistë të tjerë, që t’i bashkohen ndihmës për këto familje.

Labinot Gashi: Ne po nominojmë njëri tjetrin duke qëndruar në shtëpi. Unë gjatë emisionit nominova Medën, Shkurte Gashin dhe Sinan Hoxhën.

Rudina Magjistari: Dhe e nominoni për çfarë ekzaktësisht?

Labinot Gashi: I nominova për të dhënë në fondacionin e Labinot Tahirit për të ndihmuar, o sot o kurrë, këto familje që janë me ndihmë sociale. Sepse duke e marrë parasysh që jemi popull që dimë të solidarizohemi, të ndihmojmë me njëri tjetrin, aq më tepër kur jemi në këto kushte shumë të vështira. Ne po qëndrojmë në karantinë, po kushedi sa familje ka që nuk kanë as bukë të hanë./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi