Bashkia e Tiranës ka lancuar nismën më të re dhe sigurisht në fokus të saj janë të rinjtë. Të gjithë personat që janë deri në moshën 25 vjeç dhe që e kanë pasion teknologjinë, mund të aplikojnë duke dërguar projektin e tyre për ndërtimin e një aplikacioni mobile.

Si mund ta fitosh këtë konkurs? Duke krijuar një aplikacion për Tiranën. Afati është deri më datë 20 Shtator 2020. Fituesit do të ketë mundësinë e një internshipi për 4 muaj në Bashkinë e Tiranës.

Në total do të ketë 12 të rinj që do shpallen fitues. Ata do të përzgjidhen nëpërmjet procedurës së konkurrimit, dhe pas përzgjedhjes do të punojnë në 3 skuadra pune, për të realizuar dhe përfunduar gjatë periudhës 4-mujore të praktikës, 3 aplikacionet duke bashkëpunuar nga afër me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave, pranë Bashkisë Tiranë.

Projekti “APPS CHALLENGE – TIRANA”, është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës, e cila gjithmonë u krijon hapësira të rinjve të talentuar që të integrohen në punë, duke i stimuluar ata përveç se me nisma edhe me vlera monetare.

Praktikantëve fitues do t’i akordohet një çmim individual bruto, prej 41,666 lekësh si edhe një çmim secilës prej 3 skuadrave të punës sipas renditjes përfundimtare:

•    për vendin e parë çmimi prej 110,000.00 lekë;

•    për vendin e dytë çmimi prej 90,000.00 lekë;

•    për vendin e tretë çmimi prej 80,000.00 lekë;

/tvklan.al