Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë ndërmarrë një nismë për tu kujdesur për ata që po luftojnë në vijën e parë të frontit kundër Covid-19.

Ata kanë krijuar një program për të mbështetur dhe fuqizuar shëndetin mendor të këtyre njerëzve. Duke gjykuar se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, William dhe Kate Middleton e quajtën iniciativën “Our Frontline”.

Programi lejon punonjësit të telefonojnë ose dërgojnë një mesazh për vullnetarë të trajnuar të cilët do të jenë në gjendje të japin këshilla të përshtatshme për shëndetin mendor për të siguruar që ruhet ekuilibri i brendshëm.

“Në javët e fundit, miliona njerëz kanë dalë në ballë në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor për të mbrojtur të gjithë ne gjatë pandemisë,” tha Cambridges. /tvklan.al