Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pikërisht në këtë ditë është vendosur që të prezantohet nisma më e re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”. Siç shkruan kreu i qeverisë qëllimi do të jetë mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe brez pas brezi.

“Dhe në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Konkursi do të zhvillohet midis klasave të nënta nga të gjitha shkollat e vendit. Konkursi do të zhvillohet në dy faza, e para në nivel zyrash arsimore dhe e dyta në nivel kombëtar. Faza e dytë do të transmetohet në televizionin publik në 13 episode dhe 1 finale të madhe./tvklan.al