Në New York ekziston një mënyrë e re për të shkarkuar stresin. Quhen Punching Bag, ose thasë boksi publikë, që i kanë pozicionuar në shtyllat e dritave apo semaforëve. Ideja e një studioje design në metropolin amerikan po korr sukses të jashtëzakonshëm dhe duket se do të shtrihet si nismë edhe në qytetet e tjera amerikane.

Janë shumë të dallueshme në rrugët e qytetit, me ngjyrë të verdhë dhe përcjellin e mesazhe të ndryshme si “një vend i shëndetshëm për çlirimin nga frustrimet” etj. Ideatorët e projektit shprehen se këta thasë janë një mjet i shëndetshëm për të shkarkuar stresin e problemet personale apo kolektive në një kontekst publik.

Tashmë shpesh vërehen edhe radhë qytetarësh pranë semaforëve, të cilët çlirohen nga zemërimet e ditës duke goditur fort Punching Bag, për të vijuar më tej pjesën tjetër të mbetur me më pak stres.

Klan Plus