Organizatorët synojnë ta shtrijnë në qytetet e tjera

Për herë të parë në Lezhë publiku do të shohë një koncert klasik të përmasave të mëdha. Ky aktivitet është prezantimi i nxënësve të shkollës së muzikës, Besëlidhja, që do të shoqërohen nga një ansambël profesionistësh.

Për organizatorët e koncertit “Klasikët n’Lissus”, ky format do të shfaqë jo vetëm angazhimin e këtyre nxënësve, por do të përbëjë diçka të veçantë.

Organizatorët mendojnë se kjo është vetëm nisja e një aktiviteti që shpresojnë ta kthejnë në event të përvitshëm dhe të zgjerohet edhe në qytete të tjera.

Kjo është një sfidë për ta, por tashmë janë të bindur se po kalojnë në një nivel tjetër që është prezantimi i këtyre nxënësve si profesionistë.

Koncerti “Klasiket n’Lissus” do të mbahet më 22 Prill dhe shfaqja tashmë ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut.

Tv Klan