Opinion-Nisma e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Republikanë Arjan Madhi për të negociuar me të gjitha forcat politike për përmirësimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave ka qenë ndër zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu për të dhënë më shumë detaje rreth këtij ligji dhe mënyrës se si do të procedohet me të.

“Ne kemi arritur tashmë në një konkretizim të disa parimeve të rëndësishme që do të zgjidhin një pjesë të mirë të ligjit. Ato nuk sjellin një zgjedhje të plotë, por të pranueshme, duke pasur parasysh situatën në cilën ndodhemi. Pronarët nuk do të mund të marrin në mënyrë të plotë atë ç’ka parimisht u takon. Ne kemi konstatuar vërejtje deri në parim, por vërejtjet janë bërë nga individë të caktuar dhe jo nga shoqatat. Në rastin e legalizimeve pronarë janë ata që kanë titull pronësie”, tha Madhi./tvklan.al

I ftuar: Arjan Madhi