Listat me kandidatë në zgjedhjet e 25 Prillit i ka dërguar edhe Nisma Thurje. Në dokumentet e firmosura nga kryetari i saj, Endrit Shabani, mësohet se në Tiranë nuk do të jetë vetë ai që do të kryesojë listën.

I pari për Nismën në kryeqytet do të jetë Pano Soko, ndërsa Shabani i dyti. Shabani do të konkurrojë edhe në dy qarqe të tjera, Durrës dhe Shkodër. Në Durrës ai do të jetë i pari në listë.

Ndërkohë, Rudina Hajdari do të jetë e para në listën e kandidatëve në Elbasan./tvklan.al