“Proporcional kombëtar me lista të hapura”

“Nisma Thurrje” kërkon sistem të ri zgjedhor dhe ndryshime kushtetuese. Në një aktivitet të veçantë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, kjo nismë ka shpalosur kërkesat e saj.

Drejtuesit theksuan se ato synojnë dhënien e mundësisë qytetarëve për të zgjedhur deputetët e tyre në Parlament dhe jo të përcaktohen nga krerët e partive.

Ata bënë thirrje për solidaritet ndaj padrejtësive të kësaj klase politike.

“Nisma Thurrje” ka depozituar në Kuvend në fillim të Janarit, projektligjin për ndryshimin e sistemit zgjedhor me firmat e 50 mijë qytetarëve që u mbështet nga disa deputetë të opozitës parlamentare.

Tv Klan